Kryetrajneri i klubit të futbollit Llapit të Podujevës, Tahir Batatina, ka paralajmëruar protesta.
Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk licencuar, ndërsa Batatina tha se futbolli është në një situatë të pazakontë dhe ka paralajmëruar protesta masive.
“A po humb durimi tek klubet e futbollit sepse para dy javëve, Komisioni i Licencimit na premtoj se do t'i rikthej vërejtjet e tyre për klubet, klubet t'i rregullojnë ato dhe të licencohet Federata e Futbollit e të vazhdoj Ligji për Sponsorizim.
Po duket që rruga e vetme e mundshme do të jetë ndërprerja e garave dhe mobilizimi për hapat e radhës ndaj Ministrisë që tash e ka kaluar çdo limit profesional, njerëzor por edhe sportiv.
Nëse kjo Ministri nuk i respekton pronarët e klubeve, donatorët dhe sponzorët që sa do pak po mundohen të kontribojnë për këtë rini por siç po shihet juve nuk është duke iu interesuar rinia dhe as sporti por vetëm ta kaloni mandatin tuaj qeveritar që diçka ndryshe ju keni premtuar rinisë tonë dhe këtij vendi.
A është obligim i përbashkët të dalim nga kjo situatë që e keni krijuar pa asnjë arsyetim?
E di se po hezitoni të takoheni me klube dhe përfaqësues të tyre sepse nuk keni çfarë të na thoni por ne jemi munduar në çdo formë të bëjmë zgjidhje ju nuk po reflektoni dhe opsioni i fundit hiq i dëshirueshëm por i domosdoshëm për situatën që na keni sjell neve si klube dhe komitetit të futbollit na duhet që ta mendojmë daljen në rrugë me protesta masive sepse nuk tolerohet kjo gjendje më pa asnjë bazë ligjore për të cilën jeni duke na maltretuar”, ka shkruar Batatina.