Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë fantastike me Mallorcan në La Liga.
Muriqi është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në top ligat kryesore të Evropës.
Ai shënoi dy gola në barazimin 3-3 të Mallorcas ndaj Real Valladolidit.
Kështu Muriqi pas dy golave arriti në shifrën e 12 gola në kampionatin spanjoll, krahas dy asistimeve.
Përkrah Leo Messit, shtatë herë fituesit të Topit të Artë, është në sulm pirati nga Kosova Muriqi.