Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në shtëpi ndaj Gironës.
Një rezultat që gjithsesi i shkoi për shtat katalanasve pasi diferenca me Real Madrid është 13 pikë.
Megjithatë, blaugranat e dëshironin suksesin duke qenë se në fushë trajneri Xavi Hernandez preferoi të aktivizonte edhe Robert Lewandowskin i cili nuk ishte në më të mirën e tij pas një dëmtimi të pësuar në shpinë gjatë ndeshjeve me Poloninë.
Vetë sulmuesi shprehet se në ndeshjen me Gironën luajti me një brez në shpinë, ndërsa theksoi se gjatë pjesës së dytë të sfidës pati shumë vështirësi.
“Qëllimi im ishte të ndihmoja skuadrën, por në pjesën e dytë po vuaja shumë. Isha me një brez të lidhur në shpinë dhe ishte e vështirë, megjithatë e rëndësishme është që Barcelona bëri një hap para drejt fitimit të kampionatit.
Skuadra po rritet dhe gjatë sezonin patëm vështirësitë tona, por jemi sërish në rrugën e duhur.
Sa i takon paraqitjes individuale, unë nuk kënaqem asnjëherë. Kanë mbetur edhe 10 ndeshje dhe dua të përmirësoj edhe më shumë statistikat”, u shpreh Lewa.