Manchester City shemb me gola Bayernin! Interi fiton në Lisbonë

Futboll

Manchester City shemb me gola Bayernin! Interi fiton në Lisbonë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 prill 2023 Në ora: 20:10 Përditësuar në ora: 22:48 më 11.04.2023
Pamje nga ndeshja Manchester City - Bayern

Fitore e madhe e Interit

Manchester City bën hapin e parë drejt gjysmëfinales së Champions League.

City ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Bayernit të Munihut, në takimin e parë të çerekfinales.  

Tre gola dhe shumë raste në stadiumin “Etihad!”.

Atmosferë e mirë, City ka treguar klasin e kampionit të Anglisë.

Në minutën e 27-të, Rodri nga rreth 18 metra ka shënuar eurogol në këndin e epërm të këndit të djathtë të portierit Sommer

Në minutën  e 34-të, portieri Yann Sommer ka bërë pritje të shkëlqyeshme! 

Ai e ndali gjuajtjen e Ilkay Gundogan (Manchester City). 

Leroy Sane nuk është i saktë në dy raste, në minutën e 46-të dhe të 49-tën. 

Në minutën e 58-të, Ruben Dias (Manchester City) humb një mundësi të mirë! Ai godet fuqishëm por portieri Sommer e dëbon në korrne.

Bernardo Silva në minutën e 70-të ka shënuar me kokë supergol pas harkimit të bukur të Haaland, 2:0.

Në minutën e 77-të, ERling Haaland nga afërsia ka realizuar për 3:0.

Portieri Sommer është më i merituari që Bayerni nuk ka pësuar humbje më të thellë.

City tani do ta pret me qetësi takimin e kthimit pas një jave në “Allianz – Arena” në Munih.
Interi ka treguar lojë të madhe dhe ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Benfica-s në Lisbonë.

Zikaltrit janë afër gjysmëfinale, pasi që takimin e kthimit e luajnë në “San Siro”. 

Në minutën e 51-të, Nicolo Barella ka shënuar me kokë pas harkimit të gjatë nga Bastoni.

Në minutë e 82-të, Romelu Lukaku nga penalltia vulosi fitoren në 0:2.

Manchester City - Bayern 3:0

Stadiumi “Etihad” në Manchester.

Shikues: 52.257.

Gjyqtar: J. Manzano (Spanja).
Shënues: Rodri (27'), Silva (70'), Haaland (77').

Kartona të verdhë: Silva - Davies, Pavard

Manchester City: Ederson, Stones, Akanji, Ruben Dias, Ake, Rodri, De Bruyne (Alvarez 66'), Gündogan, Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish.
Bayerni: Sommer, Pavard, Upamecano, de Ligt, Davies (Cancelo 80'), Kimmich, Goretzka, Coman, Musiala (Mane 69'), L. Sane dhe- Gnabry (Muller 80').

Benfica - Inter 0:2

Stadiumi “da Luz” në Lisbonë.
Shikues: 62.594.

Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Shënues: Barella (51'). Lukaku (82' - nga penalltia)

Kartona të verdhë: Antonio Silva - Brozoviç, Dzeko.

Benfica: Vlachodimos, Gilberto, Antonio Silva, Morato, Grimaldo, Florentino (Neres 64'), Chiquinho, Joao Mario, Rafa, Aursnes dhe Goncalo Ramos.
Interi: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni (de Vrij 90+3'), Dumfries (D'Ambrosio 86'), Barella, Brozoviç, Mkhitaryan, Dimarco (Gosens 63'), La. Martinez (Correa 63') dhe Dzeko (Lukaku 63').

Mposhtet Bayerni

(E plotësuar) - 89' Fundi i ndeshjeve.

85' Ndeshjet drejt fundit.

Manchester City - Bayern 3:0

Stadiumi “Etihad” në Manchester.

Gjyqtar: J. Manzano (Spanja).
Shënues: Rodri (27'), Silva (70'), Haaland (77').

Kartona të verdhë: Silva - Davies, Pavard

Manchester City: Ederson, Stones, Akanji, Ruben Dias, Ake, Rodri, De Bruyne (Alvarez 66'), Gündogan, Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish.
Bayerni: Sommer, Pavard, Upamecano, de Ligt, Davies (Cancelo 80'), Kimmich, Goretzka, Coman, Musiala (Mane 69'), L. Sane dhe- Gnabry (Muller 80').

Benfica - Inter 0:2

Stadiumi “da Luz” në Lisbonë.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Shënues: Barella (51'). Lukaku (82' - nga penalltia)

Kartona të verdhë: Antonio Silva - Brozoviç, Dzeko.

Benfica: Vlachodimos, Gilberto, Antonio Silva, Morato, Grimaldo, Florentino (Neres 64'), Chiquinho, Joao Mario, Rafa, Aursnes dhe Goncalo Ramos.
Interi: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries (D'Ambrosio 86'), Barella, Brozoviç, Mkhitaryan, Dimarco (Gosens 63'), La. Martinez (Correa 63') dhe Dzeko (Lukaku 63').

82' Interi thellon epërsinë në 0:2,. Lukaku shënon nga penalltia.

77' Bayeri në presion. Haaland shwemb Bayernin, 3:0.

73' CIty drejt fitores së madhe.

70' Bernardo Silva  ka shënuar me kokë supergol, 2:0.

68' Pavard nuk godet si duhet me kokë.

64' bayerni kërkon barazimin.60' Lojë e hapur.

58’ Ruben Dias (Manchester City) humb një mundësi të madhe! Ai godet fuqishëm por portieri Sommer e dëbon në korrne.

56' City në presion.

54' Bayerni po tregon forcën në pjesën e dytë.51' Interi avancon në Lisbonë, Nicolo Barella autor i golit.

Leroy Sane nuk është u saktë në dy raste, në minutën e 46-të dhe të 49-tën.

47' Interi po luan mjaft mirë.

Përfundojnë pjesët e para!

44' Shi në Etihad.

41' Ndeshjet shkojnë drejt fundit të pjesës së parë.37' City po tregon lojë të madhe.

34' Portieri Yann Sommer ka bërë pritje të shkëlqyeshme! Ai e ndali gjuajtjen e Ilkay Gundogan (Manchester City).

30' Manchester City ka shtruar presionin.

27' Rodri shënon dhe 1:0 Manchester Cityn, Rodri nga rreth 18 metra ka shënuar eurogol në këndin e epërm të këndit të djathtë. 

26' Musiala pati mundësi të mirë por nga ngutia ka dështuar.

24' Ndeshje me kujdes të shtuar në Lisbonë e Manchester.21' Bayerni po tregon lojë të mirë.

18' Nuk ka ndryshim të rezultatit.

15' Portieri Sommer ka rrezikuar dhe gati i ka kushtuar, por Haaland nuk ia zuri topin në këmbë.

13' Nuk ka gol as në Lisbonë.

10' Bayerni po has në vështirësi në këto minutat e para.7' Manchester City po sulmon.

5' Haaland godet por larg mbi portë.

4' Lojë me ritlëm në Manchester.

2' Në Manchester e Lisbonë. lojëra të mira.

Fillojnë ndeshjet.

Bayerni për fitore

Sonte zhvillohen ndeshjet e para të çerekfinales së Champions League në futboll.

Manchester City ndeshet me Bayernin dhe Benfica me Interin.

Manchester City - Bayern

Stadiumi “Etihad” në Manchester.

Gjyqtar: J. Manzano (Spanja).
Manchester City: Ederson, Stones, Akanji, Ruben Dias, Ake, Rodrigo, De Bruyne, Gündogan, Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish.
Bayerni: Sommer, Pavard, Upamecano, de Ligt, Davies, Kimmich, Goretzka, Coman, Musiala, L. Sane dhe- Gnabry.

Benfica - Inter

Stadiumi “da Luz” në Lisbonë.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Benfica: Vlachodimos, Gilberto, Antonio Silva, Morato, Grimaldo, Florentino, Chiquinho, Joao Mario, Rafa, Aursnes dhe Goncalo Ramos.
Interi: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozoviç, Mkhitaryan, Dimarco, La. Martinez dhe Dzeko.

Benfica - Inter, publikohen formacionet zyrtare

Benfica – Inter, publikohen formacionet zyrtare!

Benfica dhe Interi do të takohen sonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë çerekfinale zhvillohet në stadiumin “da Luz”, me fillim prej orës 21:00.

Alexander Bah, Nicolas Otamendi dhe Julian Draxler janë mungesat për sonte te portugezët.

Dalbert, Hakan Calhanoglu dhe Milan Skriniar janë futbollistët që do t’i mungojnë sonte italianëve.

Manchester City - Bayern, formacionet

Manchester City nikoqir i Bayernit në çerekfinalen e parë, publikohen formacionet zyrtare!

Manchester City dhe Bayern Munih do të takohen sonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë çerekfinale zhvillohet në “Etihad Stadium”, me fillim prej orës 21:00.

Phil Foden është mungesa e vetme e Man Cityt për sonte, teksa te Bayerni mungojnë Manuel Neuer, Lucas Hernandez dhe Eric Maxim Choupo-Moting.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat