Chelsea ka udhëtuar drejt kryeqytetit spanjoll, teksa ka zbuluar edhe listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve.
“Blutë” do të përballen me Real Madridin në çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshja e parë do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”.
Lajm i mirë për Frank Lampardin është rikthimi i Mason Mount, Thiago Silva dhe Cesar Azpilicueta.
Edhe N’Golo Kante, i cili gjithashtu ishte pushuar për ndeshjen e fundit në Premierligë, është gjithashtu i grumbulluar.
Lista:
Portierët: Kepa Arrizabalaga, Marcus Bettinelli, Edouard Mendy
Mbrojtësit: Thiago Silva, Trevoh Chalobah, Ben Chilwell, Reece James, Kalidou Koulibaly, Cesar Azpilicueta, Marc Cucurella, Wesley Fofana
Mesfushorët: Enzo FernandezoG Lobenteus, N’ -Cheek, Mason Mount, Denis Zakaria, Hakim Ziyech, Conor Gallagher
Sulmuesit: Christian Pulisic, Joao Felix, Mykhailo Mudryk, Raheem Sterling, Kai Havertz.