Derbi i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, do të luhet me 14 prill (e premte), mes Vardarit të Shkupit dhe skuadrës shqiptare Gostivari.
Ndeshja luhet në orën 16.00 dhe në stadiumi “Boris Trajkovski”.
Kjo ndeshje do të jetë në qendër të vëmendjes.
Kështu duket renditja: Voska Sport 56 pikë, Vardari 55, Gostivari 54, Pelisteri 47, Detonit Pllaçkovica 40, Besa 36, Ohri 33, Bellasica 32, Arsimi 33, Karaormani 30, Kozhufi 27, Lokomotiva 20, Kamenica Sasa 18, Teteksi 15, Slloga Vinicë 13, Boreci 2 pikë.