Vedat Muriqi po shkon me hapa të sigurt drejt rekordeve të reja.
Sulmuesi i ka realizuar 12 gola deri tash në 25 paraqitje, ndërsa i ka shtuar edhe dy asistime.
Me këtë rast, 28 vjeçari i ka barazuar rekordet e Dni, Arango, Aduriz e Bergara, ish-futbollistët e njohur të Mallorcas që i kishin shënuar nga 12 gola.
E tash, prizrenasi i ka në lojë edhe 10 ndeshje për të thyer rekorde të tjera.
Nëse e shënon edhe një gol, ai do t’i barazonte rekordet e Budimir, Amato e Dominguez, të cilët i kishin realizuar nga 13 gola sezonalë në të kaluarën.
Gjithashtu, “Pirati” është veç dy gola prapa rekordeve të Luque, Pandiani e Eto’o, që i kishin shënuar nga 14 gola, edhe pse kamerunasi rekordin absolut me klubin ishullor e ka 17 gola.
Por, nëse vazhdon me ritëm të tillë, ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios mund ta arrijë edhe rekordin e Diego Tristan, i cili i kishte shënuar 18 gola në sezonin 1999-2000.
Top 15 shënuesit e Mallorcas në LA Liga
1. Güiza, 27 gola në sezonin 2007-08
2. Magdaleno, 19 gola në sezonin 1986-87
3. Tristán, 18 gola në sezonin 1999-00
4. Eto’o, 17 gola në sezonin 2003-04
5. Luque, 14 gola në sezonin 2001-02
6. Pandiani, 14 gola në sezonin 2002-03
7. Eto’o, 14 gola në sezonin 2002-03
8. Amato, 13 gola në sezonin 97-98
9. Domínguez, 13 gola në sezonin 1969-70
10. Budimir, 13 gola në sezonin 19-20
11. Muriqi, 12 gola në sezonin 2022-23 (i ka edhe 10 ndeshje)
12. Dani, 12 gola në sezonin 1998-99
13. Arango, 12 gola në sezonin 2007-08
14. Aduriz, 12 gola në sezonin 2009-10
15. Bergara, 12 gola në sezonin 1965-66