Futbollisti Bujar Shabani nga sott rikthehet në fushën e gjelbër.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja e klubit.
“Presidenti i klubit ishte në vizitë tek mesfushori ynë Bujar Shabani, që tash e disa ditë ishte i shtrirë në spital.
Bashkë me anëtarët e tjerë të stafit, presidenti Abazi u njoftua nga afër me gjendjen shëndetësore të Bujarit, ku edhe i uroi rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës.
Bujari, siç duket e ka lënë pas lëndimit në sy dhe ka njoftuar se që nga sot do i bashkohet ekipit në stërvitje.
Luftëtarët si puna e Bujarit nuk e kanë ndryshe! Të gatshëm për aksion, duke i tejkaluar edhe pritshmëritë e fazës rehabilituese.
Të presim ta vazhdosh shkëlqimin, Bongo”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.