Ish-futbollisti Xhanfranko Zola ka dhënë një intervistë të gjatë për mikrofonat e gazetës spanjolle “AS”.
Gjatë fjalës së tij, nënkryetari aktual i Lega Pro zgjodhi si favorit Napolin, duke argumentuar se ata kanë ende ambicie dhe mundësi të mëdha në Champions, pavarësisht humbjes së rëndë ndaj Milanit.
“Nuk mendoj se prania e ekipeve tona në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është zgjidhja e problemeve të futbollit italian.
Seria A ende nuk mund të tërheqë lojtarë nga Anglia, Gjermania apo Spanja.
Ka shumë për të përmirësuar dhe Napolin e shoh si ekipin më të pajisur me cilësi që mund të bëjë diçka madhore në Ligën e Kampioneve”, deklaroi Zola.