Merkatoja e verës është ende larg, por Sasuolo tashmë ka shënuar dy “goditjet” e para për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që është mbledhur nga “SassuoloNews.net”, në fakt, Andrea Pinamonti dhe Nedim Bajrami tashmë mund të konsiderohen në të gjitha aspektet dy lojtarë të emilianëve.
Për dy lojtarët, të ardhur përkatësisht me ngjyrat e zeza dhe jeshile nga Interi dhe Empoli, tashmë janë plotësuar kushtet kontraktuale për të nisur detyrimin për blerje. Për Nedim Bajramin janë plotësuar kushtet të lidhura me pjesëmarrjen.
Futbollisti mbërriti në Sasuolo gjatë merkatos së kaluar të dimrit nga Empoli. Shqiptari do të blihet për një shumë që varion nga 6 deri në 7 milionë euro.
Ndërkohë, sulmuesi Pinamonti i ardhur nga Interi do të blihet për një shifër 20 milionë euro, pavarësisht vështirësive të hasura këtë sezon.