UEFA befason me zgjedhjen e lojtarit më të mirë

Futboll

UEFA befason me zgjedhjen e lojtarit më të mirë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:18
Brahim Diaz

UEFA befason me zgjedhjen e lojtarit më të mirë në duelin Milan - Napoli!

As Majk Menja dhe as autori i golit Benaser, UEFA ka zgjedhur si lojtarin e ndeshjes mes Milanit dhe Napolit, mesfushorin spanjoll, Brahim Diaz.

Sipas panelit Teknik të vëzhguesve të UEFA-s, Diaz, ishte shumë i rëndësishëm në ndërtimin e aksioneve të Milanit, si dhe pati një ndikim të drejpërdrejtë te goli. Sipas tyre, Sa herë që kishte në zotërim topin, spanjolli bënte diferencën.

Duket se Brahim Diaz ka fituar balotazhin me Menja, që zhvilloi disa pritje shpëtimtare duke mbajtur portën e paprekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat