Sulmuesi francez, Karim Benzema shënoi një gol gjatë pjesës së parë kundër Chelsea, në sfidën e vlefshme për çerekfinalen e parë të UEFA Champions League, ku madrilenët triumfuan me rezultatin 2-0.
Benzema ka një rekord fantastik sa herë që ka luajtur kundër ekipeve angleze.
Ai ka shënuar 11 gola në 8 ndeshje kundër ekipeve angleze, ndeshje këto të fazës me eliminim direkt.
Pesë gola i ka shënuar kundër Chelseat, tre gola kundër Manchester Cityt dhe tre gola kundër Liverpulit.