Ronald Koeman e ka mirëpritur idenë që Lionel Messi të kthehet në Barcelonë duke besuar se ylli argjentinas është ende lojtari më i mirë në botë.
Ish-trajneri i Barcelonës ishte në krye gjatë sezonit të fundit të Messit me klubin katalanas para se ai të bënte një largim drejt gjigantit francez Paris Saint-Germain.
"Messi është lojtari më i mirë në botë dhe kur u largua ishte e vështirë.
Ekipi që e ka atë do të jetë më i fortë. Largimi i tij nga Barça ishte diçka shumë e keqe", ka thënë holandezi.
"Kur e shoh Leon me një fanellë tjetër, më dhemb.
Nuk ishte mirë që bordi nuk i dha mundësinë të qëndronte, por unë jam pro që Messi të jetë lojtar i Barcelonës.
Është shtëpia e tij".
Në këtë edicion Barcelona doli nga Champions League pas fazës së grupeve dhe u eliminua nga Europa League nga Manchester United. Megjithatë Barça është gati të fitojë La Ligën për herë të parë që nga sezoni 2018-19.