Ish-futbollisti anglez Joe Cole beson se sulmuesi Erling Haaland do të vazhdojë të tregojë performancë të lartë.
“Unë mendoj se Erling Haaland do të shënojë 1000 gola në karrierën e tij”, tha Cole në studion e BT Sport.
Haaland luan për Manchester City që nga vera e vitit 2022.
Që atëherë, sulmuesi norvegjez ka shënuar 45 gola në 39 ndeshje.
Gjithashtu për llogari të Erling janë dhe gjashtë asistime.
Shtojmë se ekspertët e portalit autoritar transfermarkt e vlerësojnë 22-vjeçarin Erling Haaland 170 milionë euro.