Sfidon rekordmenët e garës

Futboll

Sfidon rekordmenët e garës

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:24
Erik ten Hag

Manchester Utd shmangu Juventusin në shortin e çerekfinaleve, por ndërkohë gjeti përballë specialistët e kompeticionit, Seviljen, skuadrën që e ka fituar më shumë se kushdo tjetër Ligën e Europës (6).

“Kur thua Sevilja, ke thënë Liga e Europës.

Ato e kanë fituar 6 herë këtë trofe, madje edhe në atë sezon që janë dukur jo në formë për ta bërë, ky turne i transformon ata dhe për ne do të jenë 180 minuta shumë të sforcuara dhe të rrezikshme, – bën hyrjen e tij trajneri i Junajtid, Erik ten Hag, i cili duhet të bëjë pa bomberin Rashford në duelin e sotëm, në orën 21:00.

“Rashford nuk është futur në kaos, përkundrazi ai ka optimizmin e tij që kërkon të rikthehet shpejt në fushë dhe të ndihmojë skuadrën me golat e tij. Do të mungojë për disa ndeshje, por unë mendoj se Marsiali është gati që të marrë vendin e Rashfordit.

Dhe të mos harrojmë se rikuperojmë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm si Eriksen”, përfundoi holandezi i “djajve të kuq”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat