Sa përfiton Interi nëse kualifikohet në fazën tjetër?

Futboll

Sa përfiton Interi nëse kualifikohet në fazën tjetër?

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:26
Interi

Sa përfiton Interi nëse kualifikohet në fazën tjetër?

Pa dyshim që kualifikimi për në fazën tjetër të Champions League është jo vetëm një objektiv i lakmuar nga ana sportive, por është i tillë edhe nga ana ekonomike. Interi është një nga skuadrat që ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit dhe tashmë zikaltrit kanë nisur të bëjnë edhe llogaritë.

Ndërkohë që deri më tani, nga kualifikimi në fazën e grupeve, nga rezultatet e arritura aty dhe nga market pool, shtuar edhe kualifikimin për në fazën e 1/8-ave dhe në çerekfinale, Interi ka arkëtuar rreth 70 milionë euro, pa llogaritur këtu të ardhurat që ka sjellë shitja e biletave, në gjysmëfinale, shifrat do të rriten edhe më tej.

Kualifikimi në gjysmëfinale vlerësohet me 12.5 milionë euro nga UEFA, të cilave do t’u shtohen edhe bonuset për rezultatet (930 mijë euro barazimi, 2.8 milionë fitorja), ato të ardhura nga stadiumi (6.7 milionë euro të ardhura ndaj Portos) dhe ato të market pool (rreth 9 milionë euro), duke e dërguar në rastin më të mirë në rreth 34 milionë euro fitimet e zikaltërve në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat