Pavarësisht humbjes prej 2-0 nga Real Madridi, megjithatë, trajneri i Chelseat, Frenk Lampard beson se të besuarit e tij, mund të dhurojnë diçka speciale në ndeshjen e kthimit në “Stamford Bridge”.
Londinezët mbrëmë u mundën nga ‘Los Blancos’ në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Lampard thotë së është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, sidomos gjatë periudhës sa ishin 11-të me 11-të.
“Jam krenar për atë që bëmë për sa kohë ishim 11 kundër 11.
I thashë djemve se në ‘Stamford Bridge’ mund të ndodhë diçka speciale.
Real Madrid ka një skuadër shumë të mirë, por ne duhet të besojmë”, ka thënë Lampard.