Newcastle United nuk është duke u ngutur për të hapur negociatat për kontratë të re me yllin e tyre Allan Saint-Maximin.
Sipas medieve britanike, ‘Magpies’ janë të qetë për të ardhmen e lojtarit pasi ai kishte nënshkruar marrëveshje gjashtëvjeçare në 2020.
Saint-Maximin pretendon se meriton një rritje page duke pasur parasysh formën e tij të këtë sezon të garave.
Newcastle United është duke bërë një sezon të madh dhe është në garë për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Saint-Maximin është një nga lojtarët kryesor tek Newcastle.