Fabio Kanavaros i rreh zemra për Napolin, por tashmë në rolin e opinionistit duhet të gjejë edhe ekuilibrin në deklaratat e tij.
U mundua pas ndeshjes në komentin e tij për rrjetin “DAZN”, por pa mundur të ndajë pakënaqësinë e rezultatit dhe punën e arbitrit romun Istvan Kovaks.
“Do të thosha se Napoli zhvilloi një ndeshje të bukur dhe mund të kishte shënuar nëse në vijën e parë do të kishte pasur një pikë referimi. Në pjesën e dytë, vura re që arsyetimi në disa situata nuk ishte në nivelin e duhur.
Për mendimin tim lojtarët lejuan që disa vendime të arbitrit të kushtëzonin paraqitjen e tyre.
Shumica ishin nervozë, sepse nëse në pjesën e parë nuk u dha asnjë karton, në të dytën lulëzuan të verdhët për faulle shumë herë më të lehtë”, sqaroi ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006.