Edhe pse Kukësi ka një impiant cilësor dhe me një ndriçim funksional, bie në sy fakti që verilindorët nuk kanë luajtur asnjë takim me drita këtë sezon.
Një situatë e çuditshme, pasi dihet që ndeshjet në mbrëmje zakonisht thithin më shumë tifozë në stadium dhe Kukësi ka bërë vazhdimisht thirrje për prezencën e tyre.
Madje, këta të fundit janë ankuar nëpër rrjete sociale për këtë fakt.
Edhe ndeshja e së dielës ndaj Vllaznisë, e cila konsiderohet si e rëndësishme është programuar të luhet në orën 15:00.
Për aq kohë sa Kukësi nuk ka luajtura asnjë ndeshje me drita, me të drejtë lindin dyshimet nëse impianti është tërësisht funksional në këtë aspekt apo jo.