Luaciano Spalleti nuk arrin ta përtypë gjykimin e ndeshjes së Milanos duke e cilësuar të padrejtë të ndëshkimin e Anguissa me dy të verdhë brenda 4 minutave.
Trajneri i Napolit shprehet se pavarësisht mungesave të rëndësishme që skuadra e tij do të ketë në ndeshjen e kthimit, do të bëjë maksimumin edhe pse largimi i afrikanit nga fusha është një gabim.
“Pse nuk u ëprdor i njëjti metër gjykimi për Leao-n?
A është normale që të shkelmohet gjithçka që të del përpara në fushën e lojës? Unë dua të flas edhe për një të verdhë që nuk u dha në dëm të Krunic i cili ndërhyri me faull të rëndë ndaj Zielinskit i cili u ndëshkua”.
Në vijim, Spalletti kërcënoi edhe tifozët e Napolit me një largim të mundshëm nëse në “Maradona” të martën do të sillen njëlloj si në ndeshjen e kampionatit kun një pjesë e madhe e tyre nuk mbështetën skuadrën dhe sulmuan gjatë gjithën taklimit presidentin De Laurentiis.
Sipas tij. Një gjë e tillë nuk duhet të ndidhë më, në të kundërt ai do të largihet menjëherë nga drejtimi i skuadrës.
“Më erdhi shumë keq që e pashë stadiumin tonë në atë sitiuatë kundër Milanit. Po fitojmë kampionatin pas 33 viteve dhe ajo ishte një gjë që nuk do të arrij ta kuptoj asnjëherë.
Nëse tifozët e mi do të bëjnë një gjë të tillë edhe në ndeshjen e kthimit, unë do të largohem nga Napoli sepse është një gjë e pashpjegueshme.
Djemtë janë shumë të ndjeshëm dhe ne luajtëm në një klimë absurde, u morëm peng”..