Dominik Livakovic zhvilloi një Botëror fantastik në Katar 2022, duke ndihmuar Kroacinë me pritjet e tij që të fitonte medaljen e bronztë.
28-vjeçari ndodhet nën kontratë me Dinamon e Zagrebit, por sezonin e ardhshëm mund ta shohim në kampionatin turk.
Drejtuesit e Galatasaray e kanë piketuar si pasuesin e uruguaianit Muslera.
Ata janë gati të paguajnë klauzolën prej 10 milionë eurosh.
Livakovic ishte shumë afër transferimit te Villareal në merkaton e janarit, por akordi final nuk u arrit.
Karriera e tij pritet të vijojë në Stamboll te Galatasaray. Skuadra ku aktivizohet edhe Milot Rashica, është afër fitimit të titullit kampion për herë të 23-të në histori.