Klubi nga ‘Emiratës’ sipas medieve britanike, është i interesuar për Kante, i cili mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.
Francezi me ‘Blutë’ e Londrës mbyll kontratën në fund të këtij sezoni, dhe ende të dy palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.
Kane prej kohësh monitorohet nga disa klube evropiane, por tani siç raportohet, edhe Arsenali është futur në garë për francezin.
Menaxheri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta dëshiron që Kante-n ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.