Alessandro Bastoni është një nga futbollistët më të spikatur të skuadrës së Interit dhe këtë gjë e tregoi edhe në duelin ndaj Benficës,
Me zikaltrit, futbollisti ka edhe një vit kontratë, por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Interi mund të shkojë deri në 5.5, përfshirë edhe bonuset, ndërsa lojtari kërkon 6.5 neto të paktën.
Kjo shifër duket e pamundur për arkat e zbrazëta të Interit, prandaj klubet e mëdha europiane janë vënë në radhë.
Listën e kryeson Bayerni dhe duke parë gafat e fundit të Upamecanos, tashmë sulmi bëhet edhe më i frikshëm. Më pas janë dhe Juventusi, PSG-ja, Arsenali, United dhe Chelsea.
Bastoni vlerësohet 50-60 milionë, por duke parë faktin që i mbaron kontrata ai mund të largohet për një shifër shumë më të ulët.