Katër kandidatë për çmimin “Lojtari i Javës”

Futboll

Katër kandidatë për çmimin “Lojtari i Javës”

Më: 13 prill 2023 Në ora: 16:14
Logo e UEFA-së

UEFA e ka publikuar listën e katër futbollistëve kandidatë për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Më saktësisht, në garë për çmimin “Lojtari i Javës” janë: Alessandro Bastoni i Interit, John Stones i Manchester Cityt, Vinicius Junior i Real Madridit dhe Brahim Diaz i Milanit.

Këta lojtarë kontribuuan më së shumti në fitoret e skuadrave përkatëse në ndeshjet e para të çerekfinales.

Prandaj, tifozët përmes votave të tyre do ta kenë mundësinë ta zgjedhin më të mirin prej tyre.

E ndeshjet e kthimit çerekfinale të Championsit, ku do të përcaktohen edhe skuadrat gjysmëfinaliste, do të luhen mesjavën e ardhshme.

Kandidatët për çmimin “Lojtari i Javës”

Alessandro Bastoni (Inter)

John Stones (Manchester City)

Vinicius (Real Madrid)

Brahim Diaz (Milan)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat