E ardhmja e Lionel Messi-t mbetet akoma një pikëpyetje, por disa zbulime të fundit duket se kanë hedhur më shumë dritë në lidhje me atë që mund të ndodhë sezonin e ardhshëm.
Kthimi te Barcelona mund të kthehet në realitet dhe këtë e ka konfirmuar Catalunya Radio, që ka folur sesi argjentinasi është në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin blaugrana dhe ish-shokun e tij të skuadrës Xavi.
Media iberika ka shpjeguar sesi Pleshti dhe trajneri i katalanasve kanë komunikuar me mesahe dhe flasin shumë për skuadrën blaugrana. Nga moduli te rezultatet e deri te klima që ekziston brenda ambientit.
Nuk mungojnë as disa detaje të veçanta që lënë të kuptohet se Messi ndihet me të gjitha efektet pjesë e skuadrës që tani. Argjentinasi duket se flet me Xavi-n në shumës duke përdorur shpesh fjalën “ne”.
Një fjalë që nuk do të theksonte vetëm lidhjen e madhe të Messi-t me Barcelona-n, por që duket se është edhe një sinjal i qartë i atij që mund të jetë një kthim i bujshëm në Katalonjë për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.