Duelet çerekfinale të Europa League nisin me Feyenoord-Roma, sfidë që fillon në orën 18:45.
Trajnerët Slot dhe Jose Mourinho kanë zgjedhur titullarët e përballjes që do të zhvillohet në “De Kuip”. Marash Kumbulla qëndron në stol, me shpresën për të marrë minuta gjatë takimit.
Këto dy skuadra u përballen mes tyre në finalen e sezonit të kaluar në Conference League, që u zhvillua në Tiranë.
Takimi i luajtur në “Air Albania”, u fitua 1-0 nga verdhekuqtë italianë, të cilët fituan trofeun falë golit të Nicolo Zaniolos.
Ndërkohë, në të njëjtin orar përballen edhe Gent me West Ham, sfida e parë çerekfinale e Conference League.