Inigo Martinez do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.
Katalanasit e ndjekin prej kohësh qendërmbrojtësin, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Athletic Bilbao.
31-vjeçari ka vendosur të mos rinovojë, ndërkohë që në Spanjë raportojnë se ai ka firmosur një parakontratë me Barcelonën.
Martinez do të jetë pjesë e skuadrës së Xavit deri në vitin 2025, duke hedhur në këtë mënyrë hapin e madh në karrierë.
Lojtari bask debutoi me kombëtaren e Spanjës dhjetë vite më parë. Deri tani numëron 20 ndeshje dhe një gol me iberikët.