Skënderbeu është pranë rikthimit në Superiore.
Aktualisht kjo skuadër po kryeson Kategorinë e Parë në rivalitetin e ashpër kundër Flamurtarit dhe Dinamos.
Ndërkohë portieri i korçarëve, Shkëlzen Ruçi, ka folur sa i përket ndeshjes së ardhshme me Korabin.
Ruçi u shpreh se Skënderbeu do të kthehet atje ku e meriton.
“Atmosfera është shumë e mirë. Do të luajmë me Korabin, ne e kemi vlerësuar si ndeshjen me Dinamon apo Flamurtarin. Nëse fitojmë, do të jemi më afër Superiores.
Do të jetë shumë e vështirë për të gjitha ekipet që duan dy vendet e para, do të luajmë kundër kundërshtarëve që i duan pikët me patjetër.
Duam ta dërgojmë Skënderbeun aty ku i takon dhe ta shpallim kampion”, tha Ruçi.