Vendimtar në Champions

Futboll

Vendimtar në Champions

Më: 13 prill 2023 Në ora: 19:04
Ancelotti e Inzaghi

Një mbrëmje në Champions për të ndryshuar të ardhmen.

Mjafton pak për të bërë të mundur që programet e planifikuara të dështojnë ose që rreziqet të fshihen në harkun e 90 minutave.

Këtë e ka kuptuar shumë mirë Simone Inzaghi: nga rreziku i shkarkimit për shkak te një krize rezultatesh në kampionat te lavdia pas një fitoreje të madhe të marrë në çerekfinalet e Champions League kundër Benfica-s.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe për një futbollist e ardhmja e të cilit dukej e shënuar, por që tani mund të ndryshojë përsëri. Ka qenë edhe emri i Marco Asensio në suksesin e Real Madrid kundër Chelsea-t në vajtjen e çerekfinales së Champions-it.

Një fitore 2-0 që e lejon formacionin e Carlo Ancelotti-t për të hipotekuar kalimin në gjysmëfinale, edhe pse ndeshja e kthimit në Londër nuk do të jetë aspak e lehtë për Los Blancos.

Pas golit të avantazhit të shënuar nga Benzema, Real Madrid ka mbyllur ndeshjen në pjesën e dytë dhe pikërisht me Asensio-n, i aktivizuar tre minuta para në vend të Rodrygo-s.

Një gol që mund të jetë vendimtar për kualifikimin e kampionëve në fuqi në gjysmëfinalet e Champions League, por që mund të ndryshojë edhe të ardhmen e futbollistit spanjoll.

Me një kontratë që i skadon në fund të sezonit dhe i përmendur më shumë se një herë për transferime të mundshme tek Juventus, Milan dhe Inter, Marco Asensio mund të ketë ndryshuar edhe të ardhmen e tij me golin e shënuar ndaj Chelsea-t.

Për këtë arsye, pavarësisht lamtumirës së mundshme të Ancelotti-t, Real Madrid mund të provojë ta bindë Asensio-n të rinovojë kontratën e tij me madrilenët.

Deri tani negociatat nuk janë zhbllokuar kurrë, si për shkak të pengesave të llojit ekonomik ashtu edhe teknike. Futbollisti, përveç një rroge të rëndësishme, shpreson të aktivizohet me më shumë vazhdimësi dhe kjo nuk duket e mundur në Bernabeu.

Ose të paktën dukej kështu, sepse goli në Champions ka bërë të mundur që emri i Asnesio-s të kthehej me më shumë bindje në mendjet e drejtuesve të Real-it që mund të kërkojnë ta bindin lojtarin të rinovojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat