Victor Osimhen mund të bëhet qendërsulmuesi i Bayern Munich duke filluar nga vera e këtij viti.
Lajmi raportohet nga “Sky Deutschland”, që shton se gatishmëria e qendërsulmuesit nigerian për t’u transferuar në Mynih në fund të këtij sezoni.
Kontaktet fillestare mes palëve u zhvilluan tashmë në muajin mars, teksa Bayerni tregoi se kishte mendim shumë pozitiv për sulmuesin.
Megjithatë, duhet shtuar mendimi i strategu të ri Thomas Tuche, Osimhen shihet si opsioni më i mirë për sulmin në sezonin e ardhshëm.
Napoli kërkon jo më pak se 150 milionë euro për ta lënë të lirë nigerianin, që ka shkëlqyer këtë sezon.