Veprojnë në Republikën e Kosovës me direktivat e Beogradit.
Zhvillojnë gara ilegale dhe me program të Federatës së Futbollit të Serbisë.
Nuk i njohin institucionet e Republikës së Kosovës, luajnë në Leshak, Zveçan, një pjesë të Mitrovicës, Graçanicë, Ranillugë etj.
Serbët që jetojnë në Kosovë, kanë themeluar klube dhe janë të regjistruar në Beograd, garojnë në ligat serbe që i organizon Serbia dhe e shkelin sovranitetin e shtetit të Kosovës.
Nënkryetar i një farë të ashtuquajture Federatë e Futbollit të Kosovës dhe që punon me direktiva të Beogradit, është Boban Stankoviq.
Kush është Stankoviq?
I takon gjeneratë së artë të klubit të futbollit Prishtina në vitet e 80-ta, i cili rrallë e për mall ka luajtur standard por ka qenë rezervë dhe edhe si rezervist rrallë herë është aktivizuar në fushë.
Ai është rritur me shqiptarë, ndërsa sot është nënkryetar i një farë federate ilegale dhe që organizon gara ilegale në shtetin e Kosovës.
Kush janë në federatën ilegale dhe që e shkelin sovranitetin e Kosovës?
Këta janë: Igor Uljareviq është kryetar! Radisav Mutavxhiq, nënkryetar; Boban Stankoviq – nënkryetar! Nebojsha Simiq, kryetar i OFS-së të qarkut të Kosovës; Ranko Gjorgjeviq, kryetar i OFS-së së Kosova Pomoralje.
Aleksandar Trajkoviq, kryetar i OFS-së të qarkut Kosovë-Mitrovicë; Dejan Vukiçeviq,
Shefi i Shtabit profesional të organizatës: Petar Trajkoviq, shef i Gjyqtarëve Profesionist; Lucija Stanishiq; Aleksandar Trajkoviq, OFS i rrethit Kosovë- Mitrovicë; Ranko Gjorgjeviq, OFS Kosova Pomoravlje dhe Nebojsha Simiq, rrethi OFS Kosova.