Ylli i Real Madridit, Fede Valverde, foli për herë të parë që kur u supozua se goditi me grusht mesfushorin e Villarrealit, Alex Baena.
Mesfushori i Real Madrid u akuzua se kishte sulmuar Baena në parkingun e makinave në “Santiago Bernabeu” pas humbjes 3-2 të ekipit të tij ndaj Villarrealit fundjavën e kaluar në La Liga.
Që atëherë Baena ka raportuar incidentin tek autoritetet.
Valverde foli për herë të parë për rastin kur po dilte nga stërvitjet me makinën e tij.
“Po, në këtë kohë unë jam mbështetur tek familja, tek njerëzit e Madridit dhe tek ata që më mbështesin në rrugë”, ka thënë ai për El Golazo de Gol.
Valverde thuhet se e goditi Baenan pasi u tall nga mesfushori për djalin e tij të palindur.
Baena ka mohuar se ka bërë komente të tilla, por ka konfirmuar se ka raportuar sulmin në polici.