Xhaja bën bujë

Futboll

Xhaja bën bujë

Më: 13 prill 2023 Në ora: 20:39
Xhaja

Skandali i javës së kaluar në futbollin shqiptar, që e imponoi FSHF-në të anulonte ndeshjen Kastrioti - Bylisi për shkak të kërcënimeve me jetë ndaj arbitrit Juxhin Xhaja dhe familjarëve të tij, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Për këtë skandal ka shkruar dje edhe gazeta më e madhe spanjolle, “AS”, e cila nuk ngurron të bëjë një paralelizëm për atë që ka ndodhur mes klubit të Barcelonës dhe ish-shefit të arbitrave, Hoze Maria Negreira.

Në këtë të fundit në sipërfaqe dolën akuzat për korrupsion, por e përditshmja prestigjioze shkon edhe më tej, duke theksuar se rasti i Shqipërisë ia kalon atij të ishshefit të arbitrave, Negreira. “Futbolli shqiptar e lë pas rastin Negreira.

Gjyqtarët kanë refuzuar të arbitrojnë për shkak të kërcënimeve që kanë marrë nga Kastrioti. Federata e pranon se arbitrat janë detyruar të anulojnë një gol ndaj rivalit të tyre, Laçit”, citohej ndër të tjera në shkrimin e gazetarit të “AS”, Hoze Espina, teksa i bëhej një përmbledhje asaj që ka ndodhur në futbollin shqiptar gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë, Juxhin Xhaja ka përfunduar edhe në titujt kryesorë të mediave më të mëdha në Greqi, që kanë raportuar me detaje rastin e fundit.

Një vëmendje të madhe ka marrë arbitri edhe për faktin se pak javë më parë ka qenë në sistemin VAR gjatë ndeshjes së vlefshme për kampionatin grek mes Arisit dhe PAOKut.

Në këtë takim u akordua një penallti me VAR dhe Xhaja u kritikua jo pak pas ndeshjes, paçka se vendimin e mori arbitri kryesor, i cili ishte nga Suedia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat