Lionel Messi mohon që bisedon me Xavin

Futboll

Lionel Messi mohon që bisedon me Xavin

Më: 13 prill 2023 Në ora: 20:50
Messi e Xavi

Barcelona ka zbuluar të gjitha qëllimet e saj për të rikthyer Lionel Mesin në klub gjatë verës, por sulmuesi i Paris Sen Zhermeni ende nuk është i bindur.

Superyllit argjentinas i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ndërkohë që faktori vendimtar do të jetë bindja e Mesit për t’iu bashkuar sërish klubit, duket sikur financat do të jenë pengesa më e madhe.

Menaxheri Xavi Hernandez ka folur pozitivisht për mundësinë e kthimit të Mesit gjatë sezonit të ri dhe thuhet se është pjesë e përpjekjeve të klubit për të rikthyer atë në klubin ku fitoi gjithçka.

Sipas gazetës “Sport”, dyshja flasin shpesh në telefon, me Xavin që tregon rregullisht një të ardhme të mundshme me Mesin që luan nën urdhrat e tij. Megjithatë, gazeta katalanase kontaktoi njerëz të afërm të Messit për të komentuar mbi këtë çështje dhe thanë se ata morën një përgjigje nga vetë Messi.

Teksa fillimisht tregoi se dyshja kanë një marrëdhënie shumë të mirë, Messi mohoi që të dy të flasin për të ardhmen e tij si lojtar.

Çavi ishte vendimtar në përpjekjet për rekrutim të Barcelonës verën e kaluar, me disa lojtarë që treguan se ai ishte një faktor i rëndësishëm në vendimin e tyre për t’u bashkuar me klubin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat