Sportingu i Lisbonës ka aktivizuar klauzolën për blerjen e Trincaos, i huazuar në këtë ekip nga Barcelona.
Skuadra bardhëjeshile e ka aktivizuar opsionin e blerjes më shumë se një muaj më parë. “Luanët” tashmë kanë pronë të tyre 50% të kartonit të fubtollistit.
Sportingu ka paguar shtatë milionë euro, shumë që u shtohet 3 milionë eurove që paguan në momentin e huazimit.
Kështu, Trincao do të vazhdojë të luajë në Portugali me Sportingun që ka në pronësi 50% të vlerës së kartonit.
Nëse në të ardhmen do të shitej, gjysmën do ta përfitonte Barcelona.