Vazhdon të bëjë bujë në mediet sportive evropiane përplasje mes dy lojtarëve të Bayernit, Sadio Mane dhe Leroy Sane.
Ky i fundit thuhet se u ka kërkuar shefave të klubit bavarez që të mos e ndëshkojnë shokun e skuadrës (Sadio Mane), pas goditjes me grusht që i dha në dhomën e zhveshjes të martën.
Mane goditi Sanenë në fytyrë pas humbjes 3-0 të skuadrës së tij nga Manchester City në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit.
Klubi i Bayernit vendosi të enjten ta pezullojë përkërisht ish-anësorin e Liverpoolit pas një takimi mes protagonistëve të sherrit dhe drejtuesve.
Ekzistonte frika se Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidžić po mendonin ta përjashtonin Manenë për veprimet e tij, por duket se e ardhmja e tij në Gjermani është “shpëtuar” nga shoku i skuadrës, Sane.
Sipas “BILD”, Sane i kërkoi klubit që të mos ndërpresë kontratën e Manesë dhe gjithashtu kërkoi që anësori të mos merrte një “dënim të rëndë”.