Ka ndërruar jetë ish futbollisti i mirënjohur, Selatin Vokrri.
Lajmi konfirmohet nga Gramoz Vokrri dhe Ilir Vokrri.
Selatin Vokrri ka qenë futbollist i dëshmuar në vitet e 60-ta e 70-ta, duke luajtur për Llapin e Podujevës, Vëllaznimin e Gjakovës në Ligën e Dytë Federative të ish Jugosllavisë etj.
Në vitet e 90-ta, ka qenë trajner në rezistencë kundër okupatorit serb.
Bëhet e ditur nga Iliri se Selatini ka ndërruar jetë pas një sëmundje.
Ndryshe është axha i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.
“Asgjë nuk është më e dhimbshme në këtë botë se sa të humbasësh dikë që e do shumë. Ju keni lënë disa kujtime të mrekullueshme që nuk do të shuhet kurrë nga zemra ime.
U prefsh ne paqe Axhi”, ka shkruar Iliri në profilin e tij në facebook.