Bayern Munich insiston që ta transferojë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
‘Bavarezët’ sipas medieve britanike, synojnë që gjatë kësaj verë, të bëjnë të vetin yllin e ‘Tre Luanëve’.
Kapiteni i Anglisë është i shumëkërkuar pas një tjetër sezoni të shkëlqyer në nivel personal.
Kane, i cili shkëlqeu edhe në Kupën e Botës me Anglinë, nuk ka fituar asnjë trofe me ‘Spurs’.
Sipas ‘The Independent’, Bayern do të rivalizojë Manchester Unitedin në garën për nënshkrimin e Kane-s.
Kryetari i Spurs, Daniel Levy thuhet se do të preferonte shitjen e asit të tyre jashtë vendit në mënyrë që t’i ik rivalitetit në Premier League.
Ndryshe, Kane, i cili ka edhe një vit kontratë me Tottenhamin, dëshiron të përfundojë karrierën e tij si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League.