Lajme të këqija për Partizanin

Futboll

Lajme të këqija për Partizanin

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:58
Partizani

Dje paradite Partizani kreu stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së dielës ndaj Laçit.

Të kuqtë vijojnë të kenë mungesa të rëndësishme në stërvitje.

Maget, i cili ka rezultuar efikas në skemën me tre mbrojtës, vijon të mos stërvitet me ekipin, teksa e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Carën, i cili ka pësuar një goditje në gju dhe vijon të ndiejë shqetësime.

Mbetet të shihet gjendja e tij sot, por koha premton pak që kavajasi të kthehet për ndeshjen me Laçin. Mungesa e tij është shumë e rëndësishme, pasi në javët e fundit po bënte shumë mirë si sulmues krahu.

Ndërkohë, Atanaskoski dhe Telushi janë në rrugë të mbarë për t’u rikuperuar për kurbinasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat