Rajan Gravenberh do të largohet nga Bajern Munihu vetëm pas një viti qëndrim në “Allianz Arena”.
Mesfushori holandez u bashkua me shumë bujë me gjigantin gjerman në verën e vitit 2022 nga Ajaksi, por ai nuk ka arritur të bëhet një titullar te bavarezët.
20-vjeçari pritet të ndryshojë skuadër gjatë verës dhe e ardhmja e tij është na Angli, ku Liverpulli ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Xhud Belingam është objektivi kryesor i “The Reds”, por anglezi duket i paarritshëm për faktin se kushton mbi 150 milionë euro.
Trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të shikojnë mundësinë për transferimin e Gravenberhut, pasi holandezi i përshtatet stilit që luan Klop.
Reprezentuesi holandez dëshiron të luaj më shumë, pasi këtë edicion me Bajernin ka vetëm 26 ndeshje me një gol e një asistim. Bajern është gati ta lejoj largimin e tij nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro.