Arda Turan është emëruar trajner i klubit, Eyupspor.
Eyupspori bën garë në Ligën e Parë të Turqisë.
Eyupspori është në pozitën e tretë me 57 pikë dhe synon të sigurojë vend në Superligën e Turqisë sezonin e ardhshëm.
Turani gjatë karrierës së tij futbollistike luajti për Galatasarayn, Barcelonën, Besaksehirin dhe Atletico Madridin.