Synimi i Milan-it mbetet padyshim kualifikimi për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, me rreth 50 milionë euro të garantuara vetëm nga prania e emrit.
Por kualifikimi i Milanit në çerekfinale të kësaj veprimtarie, për këtë sezon i ka shtuar të ardhurat e klubit në mënyrë të papritur pasi nuk ishte parashikuar në synimet e fillimvitit.
Pra janë miliona euro të përfituara shtesë, pasi objektivi kryesor i kuqezinjve në fillim ishte kalimi i fazës së grupeve.
Shuma e përfituar sigurisht që do të ndihmojë klubin për të rregulluar bilancet ekonomike por edhe për të bërë një merkato të vlefshme për t’i dhënë mundësinë trajnerit Pioli të krijojë një skuadër më cilësore.
Nëse Milani kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve përfiton 12.5 milionë euro, pas 9.6 të fituara për kualifikimin në 1/16 dhe 10.6 për çerekfinalet. Deri më tani, nga të ardhurat e UEFA-s, në arkat e kuqezinjve janë depozituar rreth 71 milionë euro. E nga kalimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, Milani do të kalojë shifrën e 100 milionëve.
Në këto kushte mbetet ende e pazgjidhur çshtja e kontratës së Rafael Leao-s dhe shuma e përfituar nga Liga e Kampioneve do të jetë një plus për zgjidhjen e këtij problemi, ngërçi i të cilit është ana financiare.
Maldini ka thënë se ka besim se situata do të zgjidhet.
Sulmuesi portugez ka kërkuar 7,5 milion euro ndërsa Milani është i gatshëm t’i japë 6,5. Një takim midis palëve është parashikuar për t’u bërë në 18 prill..