Ylli i PSV-së, Xavi Simons, mund të largohet gjatë verës nga kampionati holandez pasi po monitorohet nga shumë klube të Premier League-s.
Sipas mediave britanike, Arsenali është gati të hyjë në një garë treshe për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar. “Topçinjtë” do të përballen me konkurrencën e Chelsea-t dhe Liverpoolit për nënshkrimin e futbollistit 19-vjeçar.
Simons luan te PSV nga korriku i vitit të shkuar pas transferimit nga PSG, ku me francezët nuk kishte minuta në dispozicion. Kontrata me holandezët zgjat deri në verën e vitit 2027.
Mund të ketë një kthesë 180 gradë mes klubit të Chelsea-t dhe Mason Mount. Pas ngecies së bisedimeve për rinovimin e kontratës midis klubit dhe lojtarit, anglezi kishte vendosur të largohej nga “Stamford Bridge” këtë verë, me Liverpoolin që po interesohej vazhdimisht për futbollistin.
Megjithatë, në Londër tani mendohet e kundërta. Sipas raportimeve, Mount u shfaq entuziast nga takimi i Todd Boehly me trajnerët e mundshëm të Chelsea si Luis Enrique dhe Julian Nagelsmann, dhe një projekt afatgjatë mund të jetë kyç për ta bërë mesfushorin të qëndrojë.
Sipas raportimeve nga Anglia, Liverpooli duket se do të rikthejë vëmendjen nga mesfushori i Realit të Madridit, Aurelien Tchouameni. Tchouameni ka humbur prej kohësh vendin e titullarit në Madrid, falë formës që po tregon Eduardo Camavinga.
Pasi hodhën poshtë alternativën e nënshkrimit të Jude Bellingham këtë verë, të kuqtë mund të rishohin pistën për mesfushorin francez, të cilët nuk arritën të nënshkruajnë verën e kaluar.
Liverpooli do të duhet të paguajë të paktën 90 milion paundë për lojtarin nëse duan të bindin Los Blancos të heqë dorë nga shërbimet e tij.