Një tifoz i West Hamit ka vdekur pasi u godit nga treni pasi ekipi londinez barazoi 1:1 në udhëtim me Gentin mbrëmë.
57 vjeçari kishte udhëtuar drejt Belgjikës për në stadiumin “KAA Stadium” për ta parë ekipin e David Moyes teksa do të luante në Ligën e Konferencës, para se të kthehej për të udhëtuar me tren, por që u godit për vdekje.
Ai u dërgua me emergjencë në spital, por më vonë u bë e ditur se ai kishte ndërruar jetë, raporton mediumi anglez “Daily Mail”.
Hetimet e para në stacionin Ghent’s Sint-Pieters njoftuan se bëhet fjalë për një “aksident të pafat”.
Raportohet se shërbimet e trenit në atë pjesë ishin shtyre për disa orë pas përplasjes, ndërsa shërbimet normale u rikthyen rreth orës 03:00 në mëngjesin e sotëm.