Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tashmë është duke menduar për tregun e kësaj verë.
Liverpool-i sipas medieve britanike, është i interesuar për mesfushorin argjentinas të Atletico Madridit, Rodrigo De Paul.
Tekniku gjerman synon të sjellë përforcime në mesfushë, dhe kampioni i botës me Argjentinën është në listën e Klopp-it.
Klubi nga ‘Anfield’ thuhet se është i gatshëm t’i shpenzojë 40 milionë euro për 28 vjeçarin, i cili mund të joshët për t’u larguar nga skuadra e Diego Simeone-s.
Ndryshe, De Paul është duke u monitoruar edhe nga disa skuadra tjera evropiane.