Pochettino e ka syrin te Reali?

Futboll

Pochettino e ka syrin te Reali?

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:01
Mauricio Pochettino.

Chelsea dhe Tottenham Hotspuri mund të zhgënjehen nëse ajo që një gazetar spanjoll po thotë është e vërtetë.

Të dy klubet e lartpërmenduara duan ta marrin në radhët e veta trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino.

Reporteri Anton Meana tani ka thënë që Pochettino punën e ardhshme do ta ketë si trajner i Real Madridit, pasi që e ardhmja e Carlo Ancelottit te kampionët e botës duket të jetë në mëdyshje.

Kjo, pavarësisht faktit se e fituan dopietën vitin e kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat