Klubet e Superligës së Kosovës sot janë takuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, zëvendësministren Daulina Osmanin dhe kryetarin e Komisionit për Licencim, Fidan Shatri.
Kryetari i klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi, tha se ka qenë takim konstruktiv.
Ai shpreh fjalë lavdëruese për ministrin e MKRS-së dhe zëvendësministren.
Sipas tij, të martën e javës së ardhshme klubet do ta dërgojnë gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe me disa ndryshime sipas asaj që iu kërkohet.
Abazi thotë se para festës së Bajramit, pritet që të licencohet Federata e Futbollit e Kosovës..
Ky është një lajm super lajm për komunitetin e futbollit.