Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri u zemërua shumë pasi Leandro Parades nuk ishte në gjendje të aktivizohej menjëherë nga stoli.
Mesfushori nuk kishte një fanellë të veshur dhe zëvendësimi u vonua pasi ai vrapoi përsëri në dhomën e zhveshjes.
Juventus po fitonte 1-0 ndaj Sporting-ut në minutat e fundit të ndeshjes së parë çerekfinale të Europa League.
Allegri po përpiqej të menaxhonte minutat e fundit të lojës dhe u kthye nga stoli për të bërë një zëvendësim dhe ka parë se lojtari i tij nuk ishte gati.
Paredes nuk kishte fanellë kur trajneri i bardhezinjve tentoi të bënte zëvendësimin.
Një raport sugjeron se ai ia kishte dhënë atë një tifozi sepse mendonte se do të qëndronte në stol.
28-vjeçari, i huazuar nga PSG, iu desh të kthehej në dhomën e zhveshjes për të marrë fanellën e duhur.
Por pamjet tregojnë trajnerin e tij absolutisht të tërbuar buzë fushës.
Allegri mund të shihet duke bërtitur dhe duke bërë gjeste.
Paredes ia doli ta zëvendësonte Manuel Locatelli me pesë minuta para përfundimit në një zëvendësim të dyfishtë me Paul Pogba që u fut në fushë për Angel Di Maria. Zonja e Vjetër arriti ta fitonte ndeshjen falë golit të Federico Gatti-t.
Por incidenti duket se ka acaruar më tej marrëdhëniet mes Paredes dhe Allegrit.
Dyshja thuhet se patën një debat pas stërvitjes në fillim të kësaj jave me argjentinasin që besohet të jetë i mërzitur nga mungesa e hapësirave.
Argjentinasi nuk pritet të qëndrojë tek Juventus përtej periudhës së huazimit dhe do të kthehet te PSG në fund të sezonit. Ai ka luajtur në 18 nga 29 ndeshjet e Juventus-it në kampionat me gjigantët italianë që kërkojnë të sigurojnë një vend në zonën europiane të klasifikimit.