Në fundin e pjesës së parë në sfidën mes Juventus dhe Sporting Lisbon, portieri i bardhezinjve, Wojciech Szczesny u zëvendësua nga Perin.
Gardiani polak ndjeu një dhimbje në gjoks, e cila e detyroi atë të linte fushën e lojës menjëherë.
Në përfundimin e këtij takimi, Szczesny ksqaroi gjendjen e tij.
“Gjithçka është në rregull, jam mirë dhe këtë e vërtetuan kontrollet mjekësore.
U tremba dhe kjo është e sigurt, kisha ankth, diçka të tillë që nuk më kishte ndodhur kurrë më parë.
E kisha parë Perin në formë të shkëlqyer në stërvitje dhe doja që ai të luante.
Pritjet që ai bëri në fund më dhanë të drejtë (thotë polaku me shaka)”, u shpreh Szczesny.